E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Në 7 vjet nga zjarret kemi humbur sipërfaqe pyjore, sa s`kemi humbur në 100 vjet shtet

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar për situatën e rënduar të zjarreve që kanë përfshirë mbarë vendin.

Shqiperia digjet, kryeministri krihet! Zjarret përpijnë përdite pyje të tërë në mungesë të shtetit, qeveria di veç të fajësojë opozitën“-shprehet Rama.

Ai ka vijuar më tej  duke shkruajtur se, “në 7 vjet vendi ka humbur nga zjarret e abuzimet e pafundme aq shumë sipërfaqe pyjore, sa s`ka humbur në 100 vjet shtet të marra së bashku“.

Ai ironizon  kryeministrin duke pohuar se, “Saliu sapo inauguroi për të disatën herë të njëjtën rrugë buzë Dajtit dhe pas kurrizit të tij kishte faqen e malit të djegur para pak javësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›