E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Në Sarajevë së shpejti hapet Ambasada e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate të përbashkët me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto tha po përgatitet hapja e Ambasadës së Republikes së Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë.

Rama kujtoi komunitetin shqiptar që jeton në Bosnjë Hercegovinë duke e paralelizuar me komunitetin boshnjak në Shqipëri.

Kryeministri shqiptar theksoi se këtij komuniteti në Shqipëri i janë garantuar të drejtat gjuhësore, fetare, që janë të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë në ligjin e minoriteteve.

“Dëshirojmë të forcojmë marrdhëniet me Bosnjën

Jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Bosnje.

Në Bosnjë Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar.

Komunitetit boshnjak në Shqipëri i janë garantuar të drejtat gjuhësore, fetare, që janë të garantuara nga kushtetuta e Shqipërisë në ligjin e minoriteteve.”-u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›