E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në debat me Berishën, pasi të hapen kutitë



Një ditë pasi kreu i qeverisë Berisha e ftoi në një debat publik, kryesocialisti Rama deklaron se do të përballet në një debat me kryeministrin pasi ai hapë kutitë.
"Sapo kryeministri Sali Berisha të pranojë të hapë kutitë unë jam gati për debat kur dhe ku të dojë ai", deklaroi sot kreu socialist Edi Rama në një konferencë për shtyp.

Rama tha se nuk mund të ketë përballje me pushtetin e grabitur për aq kohë sa mbahet e mbyllur e drejta e popullit. Kreu i PS-së shtoi se çmimi i shërbimeve gjyqësore është katërfishuar.
"Tarifat e reja të miratuara së fundi për prokurorinë janë katërfishuar. Pra depozitimi i një padie në gjykatës shkon 120 mijë lekë. Pra një pensionist duhet të rri pa ngrënë për të hapur një gjyq", tha Rama. Sipas tij, tendencat në shtetet demokratike janë që të eliminohen barrierat financiare për drejtësinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›