Rama: Në listën e deputetëve të zgjedhjet e ardhshme do të ketë edhe emigrantë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të shqiptarëve në Nju Jork, ku ndër të tjera u pyet nëse emigrantët do të kenë shansin të jenë në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryeministri Rama kërkoi që çdokush që është i interesuar mund të aplikojë në platformën “Deputeti që duam”, teksa garantoi se në listën e zgjedhjeve të ardhshmë do të ketë edhe emigrantë.
“Në listën e deputetëve të zgjedhjet e ardhshme do të gjeni në të gjitha qarqet edhe shqiptarë që janë në emigracion”, tha ai.
Rama po ashtu kërkoi që shqiptarët jashtë vendin të investojnë në Shqipëri./vizionplus.tv