E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Në mandatin e katërt, përmbyllim transformimin epokal të shëndetësisë

Kryeministri Edi Rama thotë se buxheti i shëndetësisë, është 760 milionë euro, 3 fish më shumë se në vitin 2013.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se në mandatin e katërt qeverisës, do të përmbyllet transformimi epokal i shëndetësisë.

“Buxheti i shëndetësisë sot është 760 milionë euro, trefish. Mbështetja për mbrojtjen sociale ishte 130 milionë, sot janë 260 milionë euro. 600 mijë shqiptarë të pasiguruar marrin shërbime shëndetësor, si të tjerët. 53 spitale të reja të ndërtuara, 10 nga të cilat nuk ekzistonin fare. 43 të rrëzuar në tokë dhe të rindërtuar, të pajisura me aparatura të fundit. Hoqëm TVSH e barnave, kemi dyfishuar fondin për barnat e rimbursueshme. Janë 210 mijë pensionistë që përfitojnë barna të rimbursueshme. Ka edhe të tjera që mund të them,. por po të them diçka. Në mandatin e katërt, ne do të përmbyllim transformimin epokal të shëndetësisë. Në QSUT, do të marrim qendër ekselence europiane dhe do të bëjmë administrimin e QSUT, me atë qendër ekselence europiane dhe do të sjellim këtu një nga universitetet më të mira në Europë të mjekësisë. Prandaj rri këtu unë, prandaj jam i pangopur me progres, me ndryshim”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›