E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Negociatat me PD po nxjerrin kandidatet fitues PS te behet pjese e zgjedhjeve

Luan Rama

Tirane 4 mars 2011 NOA- Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama deklaroi se po vazhdojne negociatat intensive me Partine Demokratike per zgjedhjet e 8 majit.

Gjate fjales se tij Rama tha se Levizja Socialiste per Integrim eshte ne nje proces shume intensiv punesh per te permbushur te gjithe detyrimet jo vetem qe burojne nga Kodi Zgjedhor por edhe detyrimet politike qe burojne nga pergjegjesia politike qe i eshte dhene LSI-se si force qeverisese.

Me tej ai shtoi se kjo parti eshte ne respekt te te gjitha afateve kushtetuese per plotesimin e trupave apo te infrastruktures zgjedhore nga njera ane dhe nga ana tjeter shprehu gatishmerine per mbylljen e ciklit te vleresimit te gjykimit dhe shpalljes se kandidaturave per te gjitha njesite vendore ku LSI do kandidoje.

Ne jemi ne nje proces negociatash diskutimi dhe konsultimesh me PD-ne per te konkretizuar koalicionin edhe ne kete gare zgjedhore. Me lejoni te theksoj se i gjithe ky proces negociatash dhe konsultimesh eshte i orientuar ne ate qe te na coje te zgjedhja e kandidateve fitues te na coje tek emri me i mire qe ofron natyrisht edhe programin me te mire ne sherbim te komunitetit ku do te votohet dhe qe se bashku te garantojme fitoren e koalicionit te integrimit Europian edhe ne zgjedhjet e 8 majit deklaroi Rama.

Ai tha gjithashtu se diskutimet jane ne fazen perfundimtare pasi po konkludohen zone pas zone dhe qark pas qarku.

Ne emer te partise Rama i beri thirrje socialisteve te ndalin protestat dhe te behen pjese e nje procesi te rregullt per zgjedhjet e 8 majit pasi sipas tij thelbi i cdo demokracie dhe rruga per ne Europe kalon nga institucionet
a.y/NOA

Lajme te ngjashmeLSI Zgjedhjet sbllokohen nga trillet e cilitdo kryetar bashkieLSI dhuna ne parlament vazhdim i 21 JanaritRama Politika te pergatitet per zgjedhjet vendoreBrichambaut Te nise dialogu 8 maji i jep fund krizes Serbia pret bisedime te veshtira me Kosoven Lidhjedetyrime kandidateve fitues Kodi zgjedhor LSI Luan Rama ndalin protestat negociata Sekretari i Pergjithshem socialisteve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›