E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Nisim shpërndarjen e titujve të pronësisë me probleme nga Thethi deri në Sarandē

TIRANË, 24 maj/ATSH/ Në Himarë nisi sot shpërndarja e titujve të pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike në disa zona të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga takimi në Himarë, ku iu shpërndau qytetarëve të Himarës titujt e pronësisë së shtëpive të tyre.

“Fotoalbumi i ditës në Himarë, ku sot nisëm me 437 tituj pronësie shpërndarjen gjatë këtij viti të të gjithë titujve për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike, si Thethi, Vermoshi, Tropoja e me radhë në veri dhe Himara e Saranda në jug”, shkruan Rama.

Gjatë takimit në Himarë, Rama tha se “është folur shumë dhe është abuzuar shumë duke e treguar këtë çështje si një çështje që lidhet thjesht dhe vetëm me Himarën, madje ky abuzim është shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore nga ata që nuk kanë asnjë qëllim tjetër, përveç shfrytëzimit të shqetësimit legjitim të banorëve, për të çuar përpara interesat e tyre shumë të ngushta politike. Interesa të ngushta politike që nuk kanë asnjë lidhje as me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me fqinjët”.

Kryeministri Rama u tha banorëve të Himarës se, “të njëjtën çështje, të njëjtin shqetësim, të njëjtin problem, pa asnjë dallim, kanë banorët e Thethit, banorët e Tropojës, banorët e Kukësit, Malësisë së Madhe dhe e kanë banorët e Himarës deri poshtë në Sarandë është njësoj komplet, nuk ka asnjë ndryshim”.

1 nga 28

/k.s/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›