E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Noka Kuliccedilaj dhe Burgaj te dorehiqen Reagojne Berisha dhe Noka

Pas publikimit të fotos, ku shfaqet i dyshuari i vrasjes së komisarit Dritan Lamaj me krerë të lartë të Policisë së Shtetit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Flamur Noka, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe Zëvendësdrejtorit të përgjithshëm Kuliçaj.

“Habija Kuliçit famëkeq dhe e deklaratave të Burgajt hileqar janë mishërimi i policisë së shtetit. Dorëheqja nga hetimet është mënyrë e padenjë për të fshehur të vërtetën që duket haptas nga alibia e zëvendësdrejtorit dhe nga deklarata e vetëdiskretituese e drejtorit për ndodhinë. Ndërsa heshtja e Ministrit të Brendshëm është kapaku i një historie që duhet të vazhdojë me dorëheqjen e të treve minimalisht. Kjo trio është mallkimi i policisë së Shtetit, fytyra e tradhtisë së përditshme, Vrasja e kryekomisaritBurgaj: Nuk kompromentohet hetimi Kupola e policisë, gosti me FrrokunGjykata, burg pa afat vëllezërve Jaku dora e rrënimit të saj, truri i korrupsionit dhe kontrabandës që e ka kapluar, veshi që merr fjalë nga krimi dhe goja që i çon fjalë krimit” shtoi Rama.

Rama ka sulmuar edhe kryeministrin Sali Berisha i cili sipas tij ka dijeni për gjithçka që po ndodh.

Berisha: Ministria e Brendshme të zbardhë vrasjen

Mediat kanë shfrytëzuar daljen publike të Kryeministrit Sali Berisha, pas kryerjes së homazheve për dy dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokja, për ta pyetur në lidhje me foton që shkaktoi bujë në media.

Shefi i Qeverisë u shpreh se Ministria e Brendshme i ka të gjitha mundësitë për zbardhjen e krimit të rëndë, ku mbeti i vdekur kryekomisar Dritan Lamaj.

“Për kryekomisarin Dritan Lamaj kam shprehur vlerësimin dhe konsideratën time. Një gjë është e sigurtë që policia iu përgjigj flakë për flakë identifikimit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar. Ministria e Brendshme i ka të gjithë potencialet për të zbardhur çdo element rreth vrasjes në krye të detyrës së komisarit Dritan Lamaj” tha Berisha.

Përplasje Balla-Topalli në Kuvend

Vrasja e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj ka sjellë debat në seancën plenare të së enjtes. 

Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Socialiste shfaqi në Kuvend foton e drejtuesve të policisë me Arben Frrokun, ndërsa theksoi se Kuvendi duhet të kishte mbajtur një minutë heshtje në nderim të Dritan Lamajt.

Ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila i ndërpreu fjalën deputetit Balla, ndërsa u shpreh se opozita duhet të kërkojë falje për akuzat që ka hedhur lidhur me vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Noka: Fotot nuk cënojnë hetimin

Pas publikimit të fotove ku biznesmeni Arben Frroku, i dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, shfaqet i ulur në tryezë me kupolën e Policisë së Shtetit, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Flamur Noka. Sipas tij, fotot nuk përbëjnë problem për hetimet dhe paralajmëroi se shumë shpejt do të dalin detaje të reja që do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes.

“Hetimet po shkojnë shumë mirë. Çdo insinuatë për foton nuk krijon problem për hetimet. Dua që të fokusohemi tek ngjarja. Sa i përket lidhjeve të zotit Frroku me politikën do i bëjmë shpejt gjërat me dije që do ndryshojë orientim rrjedhën ngjarjes”, tha Noka pas zhvillimit të homazheve në  Qendrën Kulturore të Ushtrisë, për dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, dy ish-oficerët e SHIK që ranë në krye të detyrës, për mbrojtjen e institucioneve shtetëror, në Vlorë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›