Rama: Nuk do të kontestojmë zgjedhjet; jo protesta
Në një konferencë para pak çastesh, kreu socialist tha se do të kërkonte kontestimin e rezultatit në rrethin e Beratit dhe atë të Shkodrës.
“Ne e kontestojmë rezultatin në Shkodër, ne e kontestojmë rezultatin në Berat. Pa asnjë mëdyshje do të përgatisim paketën e kontestimeve, ku votimi i popullit në ato ku ne besojmë se ka pasur parregullsi të qëllimshme të dalë në dritën e diellit. Kjo nuk ka të bëjë me një objektiv për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, e aq më pak me një objektiv për të nxitur, ashtu sikurse kryeministri në detyrë e hodhi për një revoltë njerëzish. Ne jemi për të mbrojtur imazhin e vendit. Për ne Shqipëria është e para, pastaj vijnë interesat e palëve”-tha Edi Rama gjatë konfernecës.
Kryesocialisti tha se procesi zgjedhor është dëmtuar rëndë në cilësinë e tij. “Është e pa tolerueshme, që pas kaq ditësh e netësh të ketë akoma qytetarë të kthyer në pengje në qendrat e numërimit. Për ne është e rëndësishme që procesi të jetë transparent”-vijoi më tej ai.
Gjithashtu Rama ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha, sa ka angazhuar policinë dhe agjentë të Ministrisë së Brendshme për të dëmtuar procesin zgjedhor në rrethin e Fierit. “Ai nuk ka arrin dot të ruaj gjakftohtësinë. Kërkojmë ruajtje gjakftohtësie nga ana jonë. Kërkojmë të ruajmë standardet në ato pjesë ku nuk ka mbaruar numërimi. Berisha nuk pranon të ruaj verdiktin e popullit për 9 mandate të Partisë Socialiste, që e bën partinë tonë fitimtare në Qarkun e Fierit”.
Rama ka përshëndetur të gjithë personat që krijuan rrëmujë gjatë natës së shkuar në KZAZ-në 20 në Fier, duke i vlerësuar si qytetarë që po ruajnë standardet zgjedhore. “Unë i përshëndes qytetarët që shprehën revoltën e tyre. Ata nuk janë punonjës të bashkisë dhe as polic bashkie. Duke i falenderuar, unë iu kërkoj që të mos bien pre e provokimeve sistematike nga ana e shtetit. Për më të tepër, dua të theksoj se e konsideroj jo vetëm kontribut, për të ruajtuar një klimë normale, por një kontribut për të ruajtur votat”-tha më tej ai.