Rama: Nuk ndalemi ne rrugen tone

“28 Nentori i ketij viti na gjen ne nje beteje qytetare, ne nje perpjekje per liri per te drejta te kercenuara dhe te pangociueshme”, u shpreh Rama.
Do te ishte gjeja me e lehte per opoziten, tha kryetari socialist, te mbyllte syte perballe krimit zgjedhor te 28 qershorit por kjo shtoi ai do te ishte tradhetia me e rende per Atdheun.
“Berisha, i gjendur perpara faktit te rende se hapja e kutive, e ballafaqon me nje te vertete, te ciles ai i iken si djalli temjanit ka vendosur te ngreje nje mal me balte per te fshehur pas ketij mali te verteten qe mban peng ne kutite e 28 qershorit”, u shpreh Rama.
Zoti Rama shpjegoi se vala e protestave te opozites nuk do te ndalet deri ne rivendosjen e standarteve demokratike te zgjedhjeve qe jane baza e shtetit te se drejtes.