Rama Nuk votojme me 6 gusht

'Data 6 gusht nuk përfaqëson asgjë për në. Eshtë datë e njëanshme e vendosur arbitrarisht, duke copëtuar një proces në mes'.
Keshtu deklaron Edi Rama, ne nje interviste per Top Channel, duke konfirmuar se opozita nuk do te votoje ndryshimet kushtetuese per imunitetet ne daten e propozuar nga Berisha.
Top Channel: Çfarë do të bëjë Partia Socialiste në datë 6 gusht? A do të votoni nismën për heqjen e imunitetit, apo do t'i qëndroni pozicionit tuaj?
Edi Rama: Partia Socialiste nuk do të votojë në 6 gusht. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Kemi Debati mbi imunitetinBerisha fton sërish Ramën Imunitetet, Berisha fton Ramën “Kushtetuta, jo me nxitim” rënë dakord për variantin e diskutuar mbi bazën e propozimit tonë, e kemi votuar në Komisionin e Ligjeve dhe do të votojmë, kur të gjitha propozimet për ndryshimet kushtetutese të kenë kaluar në filtrin e diskutimeve dhe në mënyrë transparente të jenë ndarë me të gjithë publikun dhe kur në një seancë të vendosur së bashku këto të kalojnë edhe në procesin e votimit.
Top Channel: Data 6 gusht iku. Në rast se nuk bihet dakord për këtë paketë të propozuar nga ju ndryshimesh kushtetuese, çfarë ndodh, do të vijojë me këtë ngërc edhe në shtator?
Edi Rama: Data 6 gusht nuk përfaqëson asgjë, nuk është as një datë historike, as një datë simbolike. Eshtë një datë e vendosur arbitrarisht, duke copëtuar në mes një proces, i cili duhet të jetë plotë dhe i integruar, procesi i diskutimit të ndryshimeve kushtetuese, bazuar në propozimet që janë në tryezë.Të gjitha ato propozime duhet të diskutohen dhe pastaj duhet të votohen. Ne nuk votojmë edhe në gusht edhe në shtator për të ndryshuar Kushtetutën. Nuk ia lejojmë vetes një gjë të tillë. Ne do të votojmë njëherazi dhe sigurisht për gjëra që kemi rënë dakord do të votojmë pro.
Intervistën e plotë do ta lexoni në www.top-channel.tv rreth orës 19.30
Balla: Imunitetet ne shtator
Selia rozë e përforcoi qëndrimin e Ramës edhe përmes deputetit Taulant Balla, i cili tha se opozita nuk do ta japë aprovimin për ndryshimin e Kshtetutes sa here te doje Berisha.
"Ne socialistët jemi të mendimit se Kushtetuta e Republikës nuk mund të arnohet sepse i teket Sali Berishës.
Kushtetuta është e shqiptarëve, jo e Saliut. Duke qenë se nga njëra anë kufizimi i imunitetit kërkon ndryshime kushtetuese, ndërkohë që nga ana tjetër edhe propozimet tona në lidhje me pavarësinë e disa institucioneve të rëndësishme kërkojnë po ashtu ndryshime kushtetuese, ne kërkojmë që këto ndërhyrje në Kushtetutë të bëhen një herë e mirë.Këtu ndahemi ne nga ata, dhe për këtë duam të diskutojmë edhe propozimet e tjera përpara se të votojmë. Unë që po flas sot jam një deputet i parlamentit të Shqipërisë që e ka dorëzuar imunitetin. E vërteta e madhe është se deri më sot të vetmit që kanë përfituar nga imuniteti janë anëtarët e Këshillit të Miliarderëve të Saliut.Lulzim Basha i shpëtoi drejtësisë prej imunitetit.Fatmir Mediu i shpëtoi drejtësisë prej imunitetit", tha Balla.