E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama PD liste paniku e humbjeje

Ky autobus do ta çojë Edi Ramën në çdo cep të Shqipërisë për të prezantuar kandidatët socialistë për deputetë.

I ngjashëm me autobusët e fushatave elektorale të presidentit Obama, Edi Rama i shoqëruar nga një grup gazetarësh udhëtimin e parë me Autobusin e Rilindjes e bëri në drejtim të Durrësit. Besoj se nga pikëpamja e shfrytëzimit të teknologjisë,- thotë Rama,- kemi arritur të vëmë në dispozicion një arsenal jo të vogël. Besoj që kjo do jetë deri në fund,- theksoi ai,- fushata e parë ku teknologjia do luajë një rol të konsiderueshëm. Zgjedhjet 2013Berisha: 23 qershori, disfatë për Edi Ramën Elbasan, Berisha përuron një shkollë“Top-Story”: Listat zgjedhore dhe të përjashtuarit Këtë Rama e ka bërë realitet duke sjellë një risi. E ndërsa autobusi i afrohej Durrësit konferenca e shtypit është transmetur direkt në disa televizione, nga ku Edi Rama fillimisht, i përgjigjet interesit të gazetarëve pas vendimit të Arben Malajt për të garuar si kandidat i pavarur. “Unë do të bëja një dallim shumë të qartë kush është në skuadër për vete dhe kush e do skuadrën për vete. Vjen një moment që tregon veten në raport me skuadrën dhe fatkeqësisht është një moment kur një investim i madh i bërë nga Partia Socialiste nga kjo familje e madhe politike, jo vetëm që nuk kthehet, por përkundrazi me një shkëputje dhe me një pozicionim që nuk është as më pak e as më shumë veçse një pozicionim i gabuar për të bërë gjënë e gabuar në funksion të një qëllimi të gabuar. Unë dua të shpresoj se do të ketë reflektim. Gjithsesi nëse nuk ka një reflektim mbetet e njëjta e vërtetë. Çdo votë jashtë frontit të opozitës, jashtë koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, është fatkeqësisht një votë që në emër të së majtës i shkon pushtetit, i shkon Saliut, i shkon jo ndryshimit por kalbëzimit”, tha Rama. Ky ishte komenti i parë i kreut të PS për listën e demokratëve. “Sa i takon listës së PD është një kokteil midis besnikëve qorra dhe tradhtarëve të të gjitha kohërave. Është një listë “spektakolare” për nga shprehja e panikut në prag të humbjes së pushtetit. Si një përpjekje e të mbyturit të kapur pas fijes së barit, kështu e shoh unë atë listë. Është një listë e cila realisht në këndvështrimin tim përbuz elektoratin e Partisë Demokratike, përbuz ata të cilët janë të thirrur të votojnë dhe që me këtë listë trajtohen realisht si mish për top. Pa llogaritur pastaj faktin që vijnë dhe mesazhe të natyrës: “mos na ngacmoni shumë se aty na keni pas 23 qershorit”, tha Rama. Lidhur me pyetjen per kandidatin e listës së Vlorës Koço Kokëdhima, Rama foli shkurt duke dhene te kuptohet se ai do te shihet ne terren per vota dhe ne jo ne TV per propagandë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›