E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: PS, kandidaten e parë rome. Jam shumë krenar

Kryeministri Edi Rama nënvizoi se Partia Socialiste, ka kandidaten e parë rome për deputet. Ai u shpreh se bëhet fjalë për Ina Majko, nga Delvina.

Më tej foli edhe për arritjet dhe projektet e rëndësishme që do të realizohen në vijim ku në fokus tha ai është edhe siguria në shkolla.

“Ne kemi arritur që numri i grave të punësuara të jetë 63 % dhe 28 % ishin përfituesit nga programi i start-tapeve…Tani kemi vite që japim tekste falas, duket sikur ka qenë gjithmonë aty. Por në fakt nuk kanë qenë gjithmonë aty. Deri tani kemi paguar 80 milion euro që çdo vit marrin libra falas. Për herë të parë jep bursa për nxënësit që vijnë nga komunitete rome egjiptiane…Unë jam shumë krenar që kemi kandidaten e parë rome për deputet në historinë në Republikës së Shqipërisë, Ina Majko nga Delvina…”, tha mes të tjerash Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›