Rama: PS miratoi reformën në drejtësi, pavarësisht kostove në radhët tona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në New York, pasi po zhvillon takime së në zgjedhjet e 2025, për herë të parë, do të mundësohet edhe vota emigrantëve shqiptarë.
Në fjalën e tij, Rama tha se reforma në drejtësi u bë falë Partisë Socialiste, pavarësisht kostove të tyre.
Rama: Pa mbështetjen e aleatëve tanë nuk do ia dilnim dot të nënshtronim rezistencën e jashtëzakonshme të forcave që nuk e donin reformën në drejtësi. Por të mendosh se kjo reformë do të bëhej ndonjëherë realitet dhe një parti në pushtet në Shqipëri do të goditej edhe vetë nga një drejtësi e pavarur siç po goditet edhe sot PS deri në nivelet e larta nëse ne nuk do ta kishim këtë vullnet do të thotë të merresh me gishtin kur gishti tregon hënën. Kjo është e vërteta dhe nuk ka asnjë të vërtetë tjetër. Ka vetëm një të vërtetë. Shqipëria e kësaj faze të historisë së saj ka vetëm një forcë shtetbërëse. Partinë Socialiste, pa të cilën në udhëheqjen e saj Shqipëria nuk do ta bënte reformën në drejtësi dhe as nuk do ta godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash e siglash politike. Nuk kam ardhur t’ju them që Shqipëria është një fushë me lule, përkudrazi kemi shumë ferra për të pastruar, por ju them se jam krenar për gjithça të mirë dhe sa shumë akoma mbetet për tu bërë. Kam ardhur tju kërkoj ta përmbushim së bashku këtë mision. Për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030.