E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PS nuk do të hyjë në Kuvend, protestat do vazhdojnë

Vlorë, 13 Nëntor NOA UPDATE-"Deputetët e Partisë Socialiste nuk do të hyjnë në kuvendin e Shqipërisë.

Bojkoti nuk është zgjedhja jonë por e vetmja rrugë për të mbrojtur votën, me këto fjalë, kryetari i PS, Edi Rama, ka rikonfirmuar qëndrimin e opozitës, të pandryshuar megjithë deklaratat brenda dhe jashtë vendit, presionet e ndërkombëtarëve që ditët e fundit kanë kërkuar zgjidhjen e krizës politike.

Në fjalën e tij, Rama deklaroi se ky bojkot është e vetmja rrugë për të luftuar për liri e të drejta si pasojë e shpërfytyrimit të pushtetit ekzekutiv në një pushtet oligarkik;

Ky bojkot, - tha Rama, vjen si pasojë e moslejimit që Shqipëria reale juaja, e gjithë shqiptarëve,  të mos humbasë dinjitetin përballë një Shqipërie të zyrtarëve të korruptuar dhe sukseseve imagjinare.

Opozita jonë nuk kthehet pa kushte në kuvendin e kthyer në një sallë të këshillit kombëtarë të PD. Ska zgjidhje kështu.

Kriza sburon nga bojkoti, por nga konflikti mes pushtetit e parimeve demokratike

Kjo na ka çuar në bojkot, u shpreh Rama.

Sipas tij, protesta e 20 nëntorit nuk do të shënojë fundin e kërkesave të opozitës, në këtë protestë duhet të bashkohen të gjithë ata që mbetën të zhgënjyer nga pushteti i Berishës, ish të përndjekurit, ish pronarët, ish minatorët, të gjithë duhet të mblidhen më 20 nëntor, në mbrojtje të të drejtave të tyre.

m.i/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›