Rama: “Panorama”, ballkoni i famshëm i Dhërmiut mahnitës

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi, ku po kalon disa ditë pushimi.
Rama ndau pamje nga hotel “Panorama”, të cilin e cilësoi si ballkoni i famshëm i Dhërmiut mahnitës.
“Live tani, mu tek dera e “PANORAMËS”, ballkoni i famshëm i Dhërmiut mahnitës, ku nga dy kërkesa për foto në sekondë dolën edhe dy dëshmi të panoramës së këtij sezoni turistik”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Rama pyeti pronaren e hotelit për fluksin e turistëve.
“Përshëndetje këtu nga Panorama në Dhërmiun magjik! Ja dhe heroina e punës. Si jeni këtë vit?” – pyeti Rama.
“Shumë, shumë, shumë më mirë. Dyfishi i vjetshëm. Dyfish, edhe mos më shumë”, tha ajo.
“Këtë e thonë të gjithë, po janë disa që s’i mbushet mendja. Apo s’kemi ç’t’u bëjmë atyre?”, tha Rama.
Rama ndau edhe një video me një çift turistësh nga Prizreni, por me banim në Gjenevë.
“Jemi këtu dhe dhe gjithmonë këtu do të jemi bashkë me kryeministrin. 38 vite në Gjenevë gjithmonë vijmë në Shqipërinë tonë të dashur. Tani nga Himara në Vlorë. Në Vlorën heroike të Ismail Qemalit”, tha një prej turistëve.
“Edhe turistike”, ia ktheu kryeministri.
“Çdo gjë në rregull dhe i ftojmë të gjithë të vijnë në Shqipëri, në bregdetin e mrekullueshëm shqiptar”, thanë ata.
/a.f/