E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Papandreu: Të zgjidhet sa më parë kriza politike, pasi pengon integrimin

Nju Jork, 21 Qershor, NOA Mos zgjidhja e krizës politike në Shqipëri dhe vijimi i saj, mund të pengojë proceset integruese të Shqipërisë, ka qenë mesazhi që kreu i qeverisë greke, Jorgos Papandreu i ka lëshuar kreut opozitar shqiptar, Edi Rama, gjatë një takimi të përbashkët në Nju Jork.

I zhvilluar në kuadrin e pranisë së një delegacioni të selisë rozë në Këshillin e Internacionales, që u mbajt sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, takimi vuri përballë njëri-tjetrit dy krerët e së majtës shqiptare dhe asaj greke.

Sipas burimeve pranë takimit, raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA se në qendër të takimit Rama-Papandreu ka qenë kriza politike në vend.

Në fjalën e tij kryeministri grek ka bërë apel për zgjidhje sa më të shpejtë të situatës politike, ndërsa kreu socialist shqiptar i ka pohuar se Partia Socialiste nga ana e saj ka bërë të pamundurën për gjetjen e zgjidhjes së duhur.

Ndërkaq, kryetari socialist Edi Rama, i shoqëruar edhe nga sekretarja ndërkombëtare e PS-së, Arta Dade e deputeti Taulant Balla, i kanë paraqitur shqetësimet për situatën aktuale politikë në vend edhe me përfaqësues të lartë të Internacionales Socialiste.

Mësohet se ata e kanë ngritur këtë shqetësim në takimet e veçanta edhe me drejtues të delegacioneve të tjera të pranishme në këtë aktivitet, me të cilët kanë diskutuar rreth problemeve që ka politika shqiptare.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›