Rama: Papunësia dhe rënia ekonomike, skandaloze
Kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me banorët e Traganit në Elbasan. Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama theksoi se papunësia dhe rënia ekonomike është skandaloze dhe sipas tij është e nevojshme një rilindje ekonomike.
Rama gjithashtu u ka premtuar banorëve më shumë investime në fshat pas ardhjes në pushtet pas 23 qershorit.
“Problemi i fshatit sot është sepse është i vetëm. Ne do ta bëjmë shtetin aleatin tuaj, ne do ta bëjmë qeverinë partnerin e fermerit. Ashtu siç tregon eksprerienca nuk mund të ketë një kosto nëse shteti nuk është bashkëpunëtor me fermerin. Ne do ta heqim akcizën e naftës, pasi nuk mund të pranohet që fshatari ta marrë naftën më shtrenjtë tha Rama.
Kreu i opozitës theksoi më tej se kryeministri Berisha nuk rimburëson pronarët e tokave ku ndërtohen rrugët ashtu siç nuk rimburëson edhe të sëmurët.
“Rrugët e Shqipërisë kanë mbetur rrugëve sepse nuk rimburson ata që shtrojnë rrugët. Me Saliun çdo gjë është mall, edhe drejtësia e shëndetësia është mall. Do themelojmë shërbimin kombëtar shëndetësor. Me ne shërbim shëndetësor falas, pavarësisht se je pa punë e i varfër” tha Rama.
vijon….