E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Pensionistët në krye të prioriteve tona

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me pensionistë në Durrës ku u ndanë pikëpamje për skemën e re të pensioneve.

“Pensionistët në krye të prioriteteve tona”, shkroi Kryeministri Rama në rrjetet sociale, teksa ndau pamje nga pritja që i bënë pensionistët dhe takimi me ta.

Rama u shpreh në takim se do të rritet bonusi i fundvitit për pensionistët, teksa deklaroi se një ndër skemat është edhe ndarja e një bonusi të dytë, përveç atij të fundvitit.

Rama nënvizoi se, qeveria po punon për ndërtimin e një skeme të tillë që të përfshijë edhe pensionistët tek çdo përqindje rritjeje të ekonomisë, përtej projeksionit të qeverisë.

Rama tha se, plani i qeverisë për rritjen e pensioneve ka në fokus luftën ndaj informalitetit në deklarimin e pagave. Përveç kësaj, theksoi ai, qeveria do të shtojë edhe pjesën e saj nga buxheti.

Kryeministri po ashtu i drejtoi apel edhe biznesit të vogël të deklarojë pagat reale dhe të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›