E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Përfundojnë punimet në aksin që përshkon Kamzën drejt veriut

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut kanë përfunduar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje, duke theksuar se ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë dhe masa për sigurinë rrugore.

Aksi ka një gjatësi prej 2.8 km në të dyja kahet e lëvizjes.

“Kanë përfunduar punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut. Ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë dhe masa për sigurinë rrugore”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›