Rama Permbushim zotimet tona

Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, u zotua për mbajtjen e të gjithë premtimeve të programit të Rilindjes dhe theksoi se rotacioni politik do të jetë një çlirim për të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike.
Deklarata e zotit Rama u bë gjatë një aktiviteti festiv me mbështetës dhe qytetarë të Tiranës, mbrëmjen e së martës. “Ky aktivitet është një shprehje e detyrimit dhe mirënjohjes për të gjithë qytetarët. Ne do të mirëqeverisim Shqipërinë, për ata që na kanë votuar dhe ata që nuk na dhanë votën”, deklaroi Rama. “Vota për të majtën ishte një votë e çlirimit të mësuesve, mjekëve, policëve dhe nëpunësve të tjerë, nga detyrimi për të Pas zgjedhjeveOlldashi: Garoj për kreun e PD-së “Shqip”, e djathta pas zgjedhjeve Rama: Nisim një kapitull të ri shkuar në mitingjet e pushtetit. Do t’ua provojmë me vepra të qeverisjes sonë se sa shumë jeni çliruar”, theksoi Rama. Duke u ndalur tek premtimet e fushatës, kryeministri i ardhshëm shtoi: “Në fund të mandatit të parë do të jemi krenar që kemi mbajtur premtimet për legalizimet. Procesi i legalizimit përfshin të gjitha familjet që kanë ndërtuar vetë banesat e tyre, e pronarët do të kenë pronën e tyre, atë që i takon dhe që për shumë vite është dukur e pamundur. Sa i takon administratës, askush që është në vendin e punës me meritë nuk duhet të kenë frikë nga ndryshimet”. Rama përfundoi fjalimin e tij me falenderime për bashkëpunëtorët, qytetarët dhe me një ton pajtues, ndërsa theksoi se “Shqipëria është shumë i vogël për t’u ndarë në ata dhe këta”. / Top Channel