E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Pranojm cdo zgjidhje q i hap rrug transparencs

Kryesocialisti Edi Rama deklaroi se opozita është e vendosur për cdo zgjidhje që i hap rrugë transparencës së zgjedhjeve.

Duke folur për mediat, pas vizitës që i bëri grevistëve të cilët janë rehabilituar në pavionin e infektivit në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza', Rama theksoi se transparenca nuk është cështje që i përket vetëm një pale, por ajo është në interes të të gjithëve.

"Protesta jonë është e vendosur, e palëkundur dhe mbi qytetarët e përfshirë në këtë betejë nuk mund të hidhet baltë dhe shpifje me qëllim dekurajimin. Protestuesit kanë kurajon e palëkundur për të vazhduar në rrugën e tyre", u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›