E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Prezolute alternative per ccedileshtjen ccedilame

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në një deklaratë për mediat foli për çështjen çame dhe përfshirjen e saj në programin për rilindje të kësaj force politike.

Rama u shpreh se i duhet dhënë fund një heshtjeje hipokrite për çështjen çame, sikurse i duhet dhënë fund edhe qasjeve të nacionalizmit primitiv. "Mendojmë se është koha për të parë përpara. Koha e nacionalizmave dhe ekstremizmave që kanë dominuar në rajon është e shkuar dhe ne sot propozojmë hedhjen e një hapi tjetër në emër të së ardhmes. Ne propozojmë një projektrezolutë alternative për çështjen çame", tha Rama. Kreu i PS-së theksoi se çështja çame është një cështje politike dhe duhet adresuar në përputhje me normal ndërkombëtare, ndërsa shtoi se njëkohësisht kjo çështje duhet t'i vlejë fqinjësisë së mirë, për interes të përbashkët. "Kjo projektrezolutë alternative, në këndvështrimin tonë e adreson këtë çështje duke e nxjerrë nga një inerci jo fort e denjë për politiken shqiptare në gjithë këto vite dhe duke e çminuar terrenin e një konflikti të paarsyeshëm mes forcash politike të këtij vendi, që kanë interesin e lartë të përfaqësimit të bashkësive të ndryshme, duke bërë kësisoj që kjo çështje të mos ushqeje me mllef e urrejtje, por t'i vlejë fqinjësisë së mirë. Ne e konsiderojmë çështjen çame një çështje politike për t'u trajtuar mes dy vendeve duhet të përfshihet në axhendën politike të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. I kërkojmë Këshillit të Ministrave që të raportojë dy herë në vit në Kuvend për ecurinë e çështjes çame", tha Rama", u shpreh Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›