Rama Prokuroria te marre te pandehur Rulin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi që Prokuroria të marrë të pandehur ish-ministrin e Ekonomisë Genc Ruli, i cili gjatë kohës që drejtonte këtë dikaster ka ndryshuar kontratën me ACR, kur në fakt këtë akt mund ta bënte vetëm parlamenti.
"Në rastin e Bulqizës është shkelur ligji", tha Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Duke folur për reformën parlamentare, Rama theksoi se ndryshimet e rregullores janë të domosdoshme dhe se funksionimi normal i parlamentit është detyrë kryesore e KE-së.
PS: Të tjera fakte për kromin
Deputeti dhe kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri ka ritheksuar akuzat ndaj Genc Rulit dhe zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj si të lidhur me kondrabandën e kromit dhe shkelje të tjera në sektorin minerar.
Pavarësisht padisë së dy zyrtarëve të lartë, zoti Tahiri tha se socialistët do të vazhdojnë hetimet e tyre mbi skandalet e njëpasnjëshme ku janë të përfshirë jo vetem Kuliçaj e Ruli, por sipas tij edhe drejtues të tjerë qendrore e lokalë.
“Nuk kam gënjyer kur kam thënë se në Bulqizë po konsumohet një Gërdec i heshtur, nuk kam gënjyer kur kam thënë se minatorët po vuajnë korrupsionin e qeveritarëve, nuk kam gënjyer se sot bëhet kontrabandë minerar, nuk kam gënjyer kur kam thënë se Genc Ruli ka shtyrë gjobat për firmën konçesionare në Bulqizë”, thotë deputeti Tahiri.
“ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
Që nga shfrytëzimi i pasurive minerare të Bulqizës nxirren përfitime të konsiderueshme, këtë e dëshmon numri i dhjetëra firmave private që punojnë në minierën e Bulqizës.
Në këtë histori të komplikuar shoqërish tregtare, që kanë përfituar disa dhjetëra miliona dollarë në vit nga shfrytëzimi i minierës së Bulqizës, opozita dëshmoi se ka patur marrëveshje zyrtare për të toleruar shkeljen e marrëveshjes nga ACR-ja.
Një marrëveshje, që sipas deputetit Sajmir Tahiri, është shndërruar në një marrëdhënie korruptive, ku në epiqendër ai vendos ish-ministrin e Ekonomisë Genc Ruli. Tahiri ne seancen e javes se shkuar parlamentare deklaroi emrat dhe lidhjet e përfaqësuesve të Darfo dhe me pas të ACR-së, të cilët sipas tij rezultojnë të jenë pothuajse të njëjtët.
“Përfaqësuesit kanë qenë Eduard Belegu, ish-funksionar i Metës dhe Kristo Robi, që Genc Ruli e njeh shumë mirë. Ky i fundit, shok klase dhe mik i ngushtë me Rulin. Duket se me miratimin e Rulit, shoku i tij të drejtën për të shfrytëzuar minierën e kaloi nga Darfo tek ACR, që e kishte krijuar vetë”, deklaroi Tahiri.
Për ish-ministrin e Ekonomisë Genc Ruli, deputeti Tahiri tha se në 17 shkurt 2009 kishte pezulluar marrëveshjen me ACR-në dhe vetëm dy ditë më vonë kishte firmosur më ta një marrëveshje për të shtyrë me disa vjet planin e investimeve.
Më pas, sipas zotit Tahiri, ministri Ruli kishte pranuar më 9 korrik, një ditë pas kërkesës së ACR-së, të modifikonte sërish marrëveshjen, këtë herë për të shtyrë shlyerjen e penaliteteve, të vendosura po prej tij.
Modifikimi i kësaj marrëveshjeje nuk u miratua në Parlament dhe Partia Socialiste thotë se ajo është e pavlefshme.
“Më e pakta që mund të kuptohet ishte qarku i shkurtër dhe kontrata nën tavolinë e bërë nga Genc Ruli dhe shoku i tij në ministri”, theksoi deputeti Tahiri.
Aktualisht, në minierën e Bulqizës janë pezulluar të gjitha firmat që punonin aty, përfshirë sipas ministrit Naco, edhe atë që punonte në galerinë D, ku minatorët zhvilluan grevën e urisë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Përzierja e punëve publike me dobësitë e interesat private
Mustafa Nano - Po lexoja dje një lajm në sitet e agjencive italiane të informacionit, që thosh se Antonio di Pietro, ish-heroi i aksionit gjyqësor me emrin Mani Pulite në vitet ’90 dhe kryetari i partisë Italia dei Valori në ditët e sotme, ka vendosur të caktojë të birin si kandidat për në zgjedhjet rajonale të tetorit. Aty ku ka frikë, transparenca është tirani
Andrea Stefani - Po shfaqen shenjat e para që e tregojnë konsensusin për reformat të pamundur. Një propozim i opozitës për ndryshimin e rregullores së Parlamentit ka ndeshur kundërshtimin e vendosur të folëses së Kuvendit. PS: Të tjera fakte për kromin
Deputeti dhe kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri ka ritheksuar akuzat ndaj Genc Rulit dhe zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj si të lidhur me kondrabandën e kromit dhe shkelje të tjera në sektorin minerar. Berisha në Asamblenë e OKB
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u nis të dielën në Nju Jork për të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të mbajë një fjalim në seancë plenare. Ngjela përshëndet Kushtetuesen
Spartak Ngjela, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, përshëndeti vendimin e një dite më parë të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kombësisë.
Lajmet kryesore
Mitrovicë, serbë të armatosur në zonë
Gjendja në veri, e tensionuar
Bulqizë, minatorët rifillojnë grevën
Tiranë, vendosen matësat e ujit
LDK akuza qeverisë për KEK-un