Rama: Protesta për rritjen e çmimit të energjisë
Kreu socialist ka premtuar protesta për rritjen e çmimit të energjisë. “Kjo ishte një dhuratë qeveritare për vitin e ri, një grabitje e paralajmëruar, kur thamë se çmimi i kripur i janari po faturohet edhe për dhjetorin”, tha para pak momentesh Rama.
Ai shtoi se qeveria duhet të ndërhyjë për rritjen e çmimit të energjisë, duke kujtuar se një pjesë e aksioneve të OSSH-së është në pronësi të qeverisë.
“Sot dy javë pas shpërthimit të pakënaqësisë së qytetarëve dhe denoncimit të qytetarëve, zt Berisha hesht edhe pse qeveria ka 25% të aksioneve të kompanisë OSSH”, theksoi Rama. Sipas tij, ky është një rast skandaloz, ndërsa ka akuzuar qeverinë se merr para në mënyrë të jashtëligjshme nga qytetarë nëpërmjet faturave të energjisë.