Rama: Protesta për rritjen e energjisë

Partia Socialiste do protestojë për rritjen e çmimin të energjisë . Kjo ka qenë deklarata e kreut të PS-së , Edi Rama i cili ka theksuar se qytetarët po paguajnë më shumë për energjinë.
Sipas tij qytetarët po paguajnë edhe energjinë e dhjetorit me tarifat e muajit janar. "Kjo ishte një dhuratë qeveritare për vitin e ri, një grabitje e paralajmëruar, kur thamë se çmimi i kripur i janarit po faturohet edhe për dhjetorin", tha Rama. Ndërkaq, ai tha se qeveria nuk po ndërhyn në lidhje me këtë çështje. "Pronësia në kompaninë OSSH është 75 % CEZ dhe 25% qeveria e Berishës. Por kryeministri hesht. Qytetarët po paguajnë më shumë pasi faturimi i energjisë po bëhet në mënyrë abuzive", shtoi Rama.
Sipas tij, ky është një rast skandaloz, ndërsa ka akuzuar qeverinë se merr para në mënyrë të jashtëligjshme nga qytetarë nëpërmjet faturave të energjisë.