E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Pushteti ju sheh si zgjedhes

Gjatë prezantimit të programit të Partisë Socialiste në rrethin e Durrësit, kreu i Selisë Rozë, Edi Rama vuri theksin tek ndihma ndaj shtresave në nevojë, që sipas tij, pushteti i sotëm i sheh si zgjedhës, jo si njerëz.

“E dinë shumë mirë familjet e varfra që janë pjesë e kësaj skeme të ndihmës ekonomike dhe janë mbi 100 mijë familje në nevojë. E dini fare mirë se çfarë ndodh para zgjedhjeve se si kryetarët e njësive vendore të partisë në pushtet e mbajnë pa dhënë këtë ndihmë ekonomike si peng për votën ashtu sikundër e përdorin emrin e të varfërve për të bërë shantazh për votën”, tha Rama.

Kryesocialisti vuri theksin Zgjedhjet 2013Raporti i OSBE/ODIHR në prag të zgjedhjeveRama: Dyfishim buxhetit për arsiminBerisha: Prioritet punësimi tek ndryshimi mes programit Rilindje të socialistëve dhe atij të qeverisë.

“Ka një program për shqiptarët, sic është ai i Partisë Socialiste dhe një program për xhepat e pushtetarëce sic është ai i kryeministri Berisha”, tha Rama.

Të pranishëm gjatë prezantimit të programit ishin edhe drejtues të tjerë të lartë të PS-së që prezantuan programin në fusha të vecanta ku ata kanë kontribuar si në arsim, shëndetësi, rend dhe ekonomi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›