Rama Qeveria jone aleat i fermerit

Nga fshati Tregan i rrethit të Elbasanit, Edi Rama deklaroi se ai vjen
përpara banorëve të kësaj zone si në të gjithë Shqipërinë, me sigurinë
që i jep programi i PS. Jo për të ikur më pas në drejtim të paditur siç
iku Saliu pas 2005-ës, theksoi Rama, por për ta zbatuar këtë program.
“Ne do ta bëjmë shtetin aleatin tuaj. Ne do ta bëjmë shtetin partnerin e fermerit. Masa konkrete për të ulur kostot e prodhimit. Ne kemi një plan për uljen e kostove të prodhimit, ne do ta heqim akcizën e naftës dhe taksën e qarkullimit të naftës. Ne do ta bëjmë zero taksën 20% tatimin mbi vlerën e shtuar për plehrat kimike. Do ta përgjysmojmë për farërat dhe fidanët. Ne Zgjedhjet 2013Vëzhguesit vendorë: Të plotësohet KQZ“Asnjë kompromis në monitorimin e zgjedhjeve” Votimi i aftësisë së kufizuar do të jemi në krye të punës për të garantuar ujitjen e tokës. 160 milionë dollarë do shkojnë për ujitjen dhe për kullimin. Krah për krah me ju për të nxjerrë prodhimin në treg”, deklaroi Rama. Pasditen e së henës, gjatë një takimi për çështjet e mjedisit dhe ndotjen, kreu i PS-së tha se qytetarët përballen çdo ditë me rrezikun e ndotjes duke akuzuar qeverinë për importin e plehrave. “Kryeministri është shfaqur duke propaganduar për një tunel, që sot është një territor nën trysninë e vazhdueshme të një ndotjeje të patregueshme. Kryetari i Bashkisë tha se 1 në 2 persona vdesin nga ndotjet. Mali i plehrave ngjitur me varrezat e qytetit është dëshmia më rrënqethëse e një vizioni të kujdesit të qeverisë ndaj këtij vendi, një vend që mbytet kudo nëpër plehra dhe për shkak të një vendimi sa absurd dhe kriminal importon plehra nga jashtë. Ne do bëjmë anulimin brenda 100 ditëve të para të ligjit për importin e plehrave. Shqipëria nuk do të importojë më plehra nga jashtë. Ne do ta anulojmë ligjin dhe do të vendosim bllokimin për çdo lloj mbeturine brenda Shqipërisë. Shqipëria s’mund të bëjë atë që s’e bëjnë dot vende afër nesh, që i sjellin plehrat këtu”, theksoi Rama. Rama: Jo monopol mbi duhanin Fillimi i javës së dytë të fushatës elektorale e çoi kreun e Partisë Socialiste Edi Rama në Bashkinë e Belshit, në jugperëndim të Elbasanit. Kjo zonë, e cila ka qene me e madhe duhan kultivuese ne vend, e siguron jetesën vetem nga kjo kulture. Këtu Edi Rama premtoi për t'i dhënë fund monopoleve të duhanit. "Ju rri si një re e zezë mbi kokë, një monopol mbi duhanin, një monopol që ne do ta shkallmojmë, siç do të shkallmojmë të gjitha monopolet në Shqipëri, për t’i hapur rrugë konkurrencës së lirë dhe për t’i dhënë mundësinë çdo njeriu të zakonshëm, që me talentin dhe vullnetin e vet të bëhet një sipërmarrës i suksesshëm, pa gjetur përpara muret e monopoleve dhe barrikadat e klientëve të pushtetit. Ne kemi një program, që është në radhë të parë programi i Rilindjes së fshatit. Sepse ne besojmë që nga rilindja e fshatit, nga rritja e prodhimit të tokës fillon mirëqenia për fshatin, por siguron dhe mirëqenien për qytetin", tha Rama. Ndërsa Ben Blushi, i cili udhëheq listën e socialistëve për Elbasanin e përqendroi fjalën e tij në premtimet e deputetëve demokratë ndër vite për këtë zonë. "Ku i keni deputetët e Partisë Demokratike? Ku janë deputetët e Partisë Demokratike? Eshtë dita sot për të gjithë ne, për të pyetur këta cfarë kanë bërë për Belshin, për Dumrenë, përvecse kanë futur njerëz në punë me para", tha Blushi. Takimet e Edi Ramës vijuan në fshatin Tregan. "Ne do ta bëjmë 0 taksën 20 për qind tatimin mbi vlerën e shtuar për plehrat kimik. Do ta përgjysmojmë atë për farërat dhe fidanët. Ne do të jemi në krye të punës për të garantuar ujitjen e tokës", tha Rama. / Top Channel