E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Qeveria para ne kembim te votes

Në Bilisht kreu i Partisë Socialiste shtoi tonet denoncuese kundër qeverisë se po kërcënon cdokend me heqje nga puna për t’i detyruar të votojnë për Berishën. Rama tha se qeveria ka braktisur fshatin dhe ka ngritur çeta doganierësh që trokasin dyerve natën për të ofruar para në këmbim të votës.

“Doganierëve merruani paratë, mos i ktheni prapa, merruani paratë se janë paratë tuaja. Merruani paratë dhe kthejani shuplakën e votës pushtetit që kërkon t’ju mbajë peng duke ju trajtuar si skllevër, skllevër të varfërisë, skllevër të papunësisë, skllevër të braktisjes sociale. Kush hiqet nga puna sot do të futet menjëherë në punë pas 23 qershorit. Askush nuk duhet të trembet më. Nuk ka asnjë arsye për t’u trembur, ky pushtet ka rënë dhe është duke ikur, fatkeqësi për Zgjedhjet 2013Selami takon MooreTotozani: Denonconi shkeljet gjatë fushatësPS: Tapi origjinale për pronat ta që nuk dinë të ikin me nder. Kjo është fatkeqësia tyre e ne nuk i ndihmojmë dot, por kemi vetëm detyrën t’i mundim me votën masive të shqiptarëve që duan Rilindjen”, tha Rama. Kryesocialisti shtoi se kreu i qeverisë po përgojon çdo ditë autobusin e të majtëve duke udhëtuar me antiplumb nga frika. “Më mirë me autobus si gjithë qytetarët se me antiplumb si Saliu. Më mirë me autobus me vajza e djem që bashkë me ne udhëtojnë në të gjithë Shqipërinë për Rilindjen se sa me një çete më 200 roje, si Saliu. Antiplumb po, çetë me 200 roje po. Po çfarë ke bërë more Sali që të ruajnë kaq shumë se nuk e kuptoj?!”, deklaroi ai. Takimet e zotit Rama në qarkun e Korçës vijuan me bashkëbisedimin me qytetarët e qytetit jug-lindor. Rama thumboi mesazhet telefonike të shpërndara nga kryeministri. “U ka nisur mesazh gjithandej dhe thotë me jepni sugjerime. Më nisi edhe mua imagjinojeni. Unë ja bëra sugjerimin, i thashë: Sali shko tani bëj punën e gjyshit full time se edhe rrugët u lodhën me ty”, deklaroi Rama. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›