Rama: Raporti i DASH, pushteti u rrëmbye nga parti familjare
Kryetari i PS-së, Edi Rama, nga qyteti i Beratit komentoi raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, si dhe dy propozimet më të fundit të kreut të shtetit për emërim të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Dje u publikua një raport drithërues për Shqipërinë nga Departamenti i Shtetit. Një pasqyrë e një realiteti që ne jetojmë përditë, por që përmes raportit të DASH-it nuk e shohim vetëm ne, por e sheh mbarë bota. Në atë pasqyrë Shqipëria duket një vend që nuk nderon asnjërin prej nesh. Një vend i turpëruar për shkak të një pushteti që, siç thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, është pushteti i korrupsionit të pandalur në çdo pjesë të qeverisë. I institucioneve skajshmërish partiake të shtetit, përfshirë edhe KQZ-në, të cilat pengojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën demokratike të vendit. I një partie në pushtet që ka gërryer besimin e publikut tek institucionet. Dje, paralelisht, Presidenti dha një tjetër provë të faktit rrëqethës se Shqipëria është e turpëruar dhe e gjunjëzuar, si pasojë e rrëmbimit të pushtetit nga duart e popullit në duart e një partie familjare. Ai propozoi për të çuar në Gjykatën e Lartë njërin nga grabitësit e mandatit të popullit më 8 maj 2011. Tomën! Tomën e famshëm. Nuk kuptoj për çfarë arsye i bëjnë një padrejtësi kaq të madhe Sashenkës. Sepse Toma nuk bëri asnjë heroizëm më të madh se Sashenka. Pra, përse çojnë Tomën dhe nuk e çojnë Sashenkën. Ne kërkojmë që të shkojë edhe Sashenka! Kështu garantohet edhe barazia gjinore. Një turp që ska më turp!, tha Rama.
Rama: Raporti i DASH, pushteti u rrëmbye nga parti familjare burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email
