E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Raporti i KE-së, pasqyrë e krizës së demokracisë

Progres-raporti i KE-së është pasqyrë realiste e krizës së rëndë të demokracisë në Shqipërinë e sotme. Kështu e ka lexuar raportin e KE-së për Shqipërinë publikuar ditën e djeshme, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Sipas tij, raporti është skaneri më i mirë për këdo që do të lexojë diagnozën e vendit. Rama tha se PS-ja bie dakord me raportin e KE-së se në Shqipëri u realizuan zgjedhje nuk u plotësuan standardet. "Ne biem dakord me raportin e KE-së se në zgjedhjet e 28 qershorit nuk u përmbushen standardet. Një ved anëtar i NATO-së realizoi zgjedhje pa standarde", tha Rama. Kreu i selisë reozë pohoi se e vetmja rrugë për kryerjen e reformave është hapja e kutive të votimit. "E vetmja rrugë për reforma është hapja e kutive të votimit. Kuvendi i Shqipërisë nuk ka legjitimitet për reforma", shtoi Edi Rama. Kryesocialisti Rama theksoi se PS-ja do të vazhdojë të kërkojë hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai tha se familja në pushtet nuk largon korrupsionin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›