E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Rihapet me kushte moderne shkolla “Muhamet Gjollesha” në Lazarat

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Shkolla e bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit në ambiente të rilindura dhe me kushte moderne.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të kësaj shkolle, pas një transformimi tërësor që e ka kthyer atë në një hapësirë të denjë për mësim.

Pas investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gjirokastër, shkolla e bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat është e pajisur me ambiente të standardeve të larta, që përfshijnë laboratorë, hapësira për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe ambiente të gjelbra për qëndrim dhe rekreacion.

Qeveria po investon për transformimin e shkollave nga veriu në jug, me të njëjtin standard, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim për nxënësit dhe stafet mësimore.

Investimet e qëndrueshme në shkolla, objekte sportive dhe ambiente ndihmëse, synojnë të rrisin aksesin, sigurinë dhe funksionalitetin e institucioneve arsimore.

30 shkolla të reja dhe të rehabilituara me 340 laboratorë smart hapën dyert për nxënësit dhe mësuesit në nisje të vitit të ri arsimor.  

Në total në buxhetin e vitit 2025 është planifikuar ndërtimi ose rikonstruksioni i rreth 80 objekteve arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa dhe laboratorë, investime prej të cilave përfitojnë 25 mijë nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

Në kuadër të investimeve në arsim, vetëm gjatë vitit të kaluar u vendosën 216 laboratorë smart në shkolla.

1 nga 12

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›