E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Rilindja e fshatit pas 23 qershorit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh se gjendja e fshatit është tepër e rëndë, duke premtuar se rilindja do të bëhet e mundur pas 23 qershorit.

"Rrënimi i fshatit ndihet nga të gjithë.Kryeministri nuk thotë se përse pas 8 vjetësh fshati është në këtë gjendje, që në verë thahet për ujë dhe në dimër përmbytet", tha Rama, në një bashkëbisedim me banorë të zonës së Rrashbullit në Durrës. Kreu i PS-se shprehur shqetësimin për gjendjen në zonat rurale, ku po rishfaqen kënetat, ndërsa varfëria ka gjunjëzuar banorët. "Kemi vendosur t'i kthejmë sytë nga fshati pas 22 vitesh braktisjeje. sot fshati ka nevojë për një dorë partneriteti dhe mbështetje nga Qeveria", tha Rama. / Top ChannelZgjedhjet 2013
PS çel fushatën në Tiranë
Berisha: Amnisti që nga 2011
Berisha: Të hënën votojmë 3 ligjet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›