E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Rindërtojmë edhe rrugën e Komanit

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Rruga e Komanit, një aks i rëndësishëm për aksesin drejt potencialeve turistike të Alpeve do të rindërtohet.

Nga Thethi, kryeministri Edi Rama informoi se tashmë po ndërtohet rruga e Dukagjinit dhe se shumë shpejt do të nisë edhe ajo e Komanit.

“Edhe rrugën e Komanit do ta bëjmë. Po bëhet rruga e Dukagjinit”, deklaroi Rama.

Rikonstruksioni i kësaj rruge veç përmirësimit të eksperiencës turistike duke përfshirë në guida edhe udhëtimin me traget përmes liqenit të Komanit, ka një ndikim të madh edhe në cilësinë e jetës për komunitetet, si dhe ofron mundësi për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të zonës. Njëkohësisht sjell edhe rritjen e sigurisë së lëvizjes në rrugë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›