E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Rritja e numrit të turistëve mbresëlënëse, bashkëpunim që t’u ofrojmë cilësi

TIRANË, 30 qershor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama teksa ka dorëzuar titujt e pronësisë së banesave në Theth, apeloi për bashkëpunim në mënyrë që turistëve, numri i të cilëve sa vjen dhe rritet, duhet t’u ofrohet cilësi.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se “numri i turistëve po rritet në mënyrë mbresëlënëse. Por ajo që ne duhet të kuptojmë, është që ne, turistëve duhet t’u japim cilësi, duhet të japim gjëra që nuk i gjejnë kund tjetër dhe për këtë na duhet bashkëpunim i madh. Nuk duhet të vijmë në pikën që pasi turistët të vijnë njëherë, të mos duan të kthehen më”.

“Malet janë të bukura, malet të bukura kane qenë gjithmonë se këtu kanë qenë. Këtu, juve bënit protesta në Shkodër para bashkisë për të hapur rrugën në qershor. I binit nga rruga e Dukagjinit 8 orë për të ngritur ato parullat para Bashkisë që luftonte me komunizmin. Kjo ishte vetëm përpara disa vitesh, Sot rruga është hapur dimër e verë. Nuk është vetëm turizmi i verës se në dimër të rrethuar nga bora, por ka 12 muaj turizëm këtu. Të gjitha këto janë arsye për të besuar se më e mira është e gjitha përpara”, theksoi Kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›