E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Rritje me 15.3% e kapacitetit energjetik, pesëfishim i prodhimit të gjelbër nga fotovoltaikët

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët deklaroi se vendi ka rritje këtë vit me 15.3% të kapaciteteve energjetike.

Duke folur për energjinë, kreu i qeverisë theksoi po ashtu se është pesëfishuar prodhimi i gjelbër nga fotovoltaikët.

“Pra falë rritjes së investimeve në energji kemi një rritje me 15.3% të kapacitetit prodhues të vendit dhe kemi një rritje me pesëfish të prodhimit të gjelbër nga fotovoltaikët kryesisht nga vendosja në eficiencë e impiantit fotovoltaik i Karavastasë”, tha Rama.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›