E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Saliu po e çon vendin drejt humnerës financiare

Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverisë se e ka çuar vendin drejt humnerës financiare ndërsa  ekonomia shqiptare nuk është rritur prej 5 vjetësh.

Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se ka një rritje dramtike të deficitit buxhetor i cili sipas tij është më i larti në 5 vjet dhe 2 herë më i lartë se 4 vitet më parë. Të ndalim me votë këtë rrugë të rrënimit. E kuptoni se sa e domosdoshme është rilindja.

“Jam sot këtu për t`ju thënë disa të vërteta dramatike që bazohen në shifrat zyrtare dhe ato janë shumë larg realitetit mbytës për sipërmarrjen e madhe dhe të vogël në Shqipëri. Që prej janarit të 2011 janë mbyllur 19 mijë biznese që do të thotë mbyllen 23 biznese në ditë, ose 1 në orë. Ndërkohë të dhënat fiskale të 4 mujorit tregojnë se të ardhurat në buxhet nga TVSH, që është treguesi më domethënës janë më të ulta në 5 vitet e fundit. Janë edhe më të ulta sesa në 2009 kur kjo qeveri grabiti votat dhe i dha vetes një mandat të dytë, ndërkohë që vetëm prej inflacionit duhet të ishte 10 përqind më shumë. Ekonomia ka 5 vjet që nuk rritet asnjë milimetër por përkundrazi tkurret” tha Rama.

Ndërsa u kërkoi shqiptarëve që të ndalin me votë rrënimin e mëtejshëm të ekonomisë, Rama premtoi se pas ardhjes së PS-së në pushtet biznesi do të rilindë.

Ekonomia duhet të rilindë duke filluar nga rilindja e biznesit të vogël, ne do vendosim lirinë e konkurrencës në rrugën e sipërmarrjes së madhe në 100 ditët e para të qeverisjes tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›