E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Saliu premton dëmshpërblim për përmbytjet, smban mend sa janë bërë

Pas Lezhës, pasditen e sotme Partia Socialiste është drejtuar drejt Mirditës. Ndërsa prezantoi kandidatët për deputetë në Rreshen, kryesocialisti Edi Rama, i inspiruar nga pjesmarrja masive dhe atmosfera e zjarrtë në shesh e ka nisur fjalimin e tij me akuza në drejtim të Kryeministrit për shfrytëzim të adminsitratës shtetërore në mitingjet elektorale. Me këto nota euforike, Rama u ka kujtuar banorëve se ky realitet i sotëm nuk justifikon revoltën popullore të 90 dhe nuk përmbush aspiratat e kauzës së dhjetoristëve.

Është e jashtëzakonshme të shohësh dhe prekësh dallimin e madh mes nesh dhe atyre. Ata i mbushin shesset me robërit e pushtetit, i kërcënojnë me bukën e gojës, ne na presin njerëzit e zakonshëm që vinë lirisht për të shprehur mbështetjen e tyre kundër një sistemi që e ka lënë Mirditën pa sistem vaditës, pa mësuesit e duhur për fëmijët, e ka lënë në varfëri dhe mbyt edhe ata sipërmarrës me taksa të padrejta që po u marrin frymën dhe po i çojnë drejt falimetimit dyqanet dhe ushqimoret. E ka lënë në këtë gjendje në një vend të bekuar si i yni, që i ka të gjitha mundësitë për të jetuar si duhet. Ne nuk luftuam për të qenë nën një pushtet që mbyll shkollat për të mbushur sheshet e Kryeministrit, nuk luftuam kundër regjimit të vjetër që të gjendeshim nën një pushtet që u ofron studentëve jashtë udhëtim falas në këmbim të votës. Kjo nuk është Shqipëria për të cilën ne luftuam, nuk luftuam që pothuajse pas cerek shekulli pas rrëzimit të regjimit që sot të gjendemi pa sistem vaditës, pa ujë të pijshëm, dhe cdo vit përmbyteni bashkë me tokat dhe shtëpitë, nuk luftuam që shqiptarët të jetojnë të varfër dhe tu grabiten pasuritë nëntokësore. U ju them se pasuritë nëntokësore të Mirditës janë të mjaftueshme për pasurimin jo vetëm të banorëve këtu, por gjithë Shqipërisë tha ai.

Taksa e sheshtë: Kryeministri ua servir shqiptarëve si të ishte taksë e dërguar nga Zoti

Përkundër problematikave, Rama ka shpalosur formulën sesi vendi mund të dalë nga rrënimi, ndërsa nuk la pa ironizuar deklaratat e Berishës për taksën e sheshtë.

Zotohemi se do ulim taksat për 95% të shqiptarëve, zotohemi se do heqim taksën e biznesit të vogël dhe do përgjysmojmë brenda 100 ditëve të para edhe tatimin mbi fitimin. Çdo punonjës që merr më pak se 1.5 mln lekë do përfitojë nga ulja e taksës një rrogë shtesë në vit. Por do përfitojnë dhe familjet shqiptare se do heqim TVSH për ilacet, do heqim TVSH për 5 ushqimet bazë, do ulim me 20% faturën e e energjisë elektrike. Parimi ynë është kush fiton më shumë do paguajë më shumë, kush fiton më pak do paguajë më pak. Katragjyshi me antiplumb thotë se taksa e sheshtë është e Zotit, pra varfërinë ne e paskemi nga Zoti dhe ky i dërguari i tij paska detyrë të gënjejë shqiptarët. E keni dëgjuar kur thotë mos dëgjoni socialistët se ne do ju japim lekë në dorë, lekë në dorë për naftën, farat, plehrat kimikë, përmbytjet. Po ka më shqiptarë që besojnë tek Saliu, që i besojnë lekë në dorë atij? u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›