E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Seanca, e turpshme, Berisha jashtë kontrollit

“Kuvendi sot e shfaqi krizën e vet institucionale, pasi deputetëve të opozitës nuk iu lejua të flasin për buxhetin, dhe diskutimin e tij nen për nen, si ligji më i rëndësishëm për vendin”, u shpreh Rama.

Kreu socialist tha më tej, se fjalimet e kryeministrit në Kuvend, treguan paaftësinë e tij për të përballuar krizën ekonomike. “Fshehja e rendit të ditës në kuvend, e kalendarit të diskutimeve, flasin për një gjendje të rënduar psikike dhe një kryeministër që ka humbur krejtësisht kontrollin”, nënvizoi Rama.

Më tej, ai deklaroi se opozita është e vendosur për të kundërshtuar çdo veprim të mazhorancës që bie ndesh me interesat e shqiptarëve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›