E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shërbim i ri publik për karikimin e mjeteve elektrike

TIRANË, 10 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Projekti i ri kombëtar “OSHEE Charge”, një shërbim i ri publik për karikimin e mjeteve elektrike, konsiderohet një tjetër hap për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm.

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, morën pjesë sot në prezantimin e këtij projekti.

Rama vlerësoi se ky projekt do t’i japë jetë një qasjeje të re në aspektin e shërbimit publik për sa i përket OSHEE-së, e cila do ta shtrijë këtë kapacitet edhe në karikimin e mjeteve elektrike.

Kryeministri e konsideroi këtë një lajm shumë të mirë, i cili vjen në një moment shumë pozitiv për sektorin e energjisë.

“Sektori i energjisë është kthyer edhe në një sektor ku novacioni ka zënë hapësirën e vet dhe ku nuk punohet më me emergjencën e tmerrshme të ditës”, shtoi Rama.

Sipas tij, tani është krijuar hapësira për të menduar e punuar për të nesërmen, ndërkohë që vazhdon intensivisht edhe puna e përditshme.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›