E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Shkodra ishte katastrofë, janë bërë ndryshime të jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama foli për investimet në Shkodër, duke nënvizuar se janë bërë ndryshime të jashtëzakonshme.

Ndërsa solli në vëmendje situatën në të cilin ishte qyteti në kohën e PD, duke e cilësuar si një katastrofë.

“Ndryshime të jashtëzakonshme në Shkodër. Kur e kishte PD, ishte katastrofë. Ndryshimin në Shkodër e solli Beneci me Partinë Socialiste. Në 12 vite kur më ke parë që nuk i kam qëndruar popullit. Edhe tani që është fushatë nuk po bëj asgjë ndryshe”, ka thënë Rama.

Rama u ndal edhe te Tik Tok duke thënë  se procedura për mbylljen e platformës, ka përfunduar dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN.

“Procedura për mbylljen e Tik Tok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”, tha ai.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›