E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Shkolla 9-vjeçare “14 Nëntori” në Durrës, gati të hapë dyert me standarde dinjitoze

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “14 Nëntori” në Durrës është gati për të hapur dyert në shtator për 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ambientet e rilindura të kësaj shkolle ku procesi mësimor do të zhvillohet në ambiente me standarde dinjitoze.

Rindërtimi i kësaj shkolle u mundësua nga programi EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.

Shkolla “14 Nëntori” u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

1 nga 12

/m.m/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›