E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi”, gati në shtator

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Në shtator nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në kryeqytet do të kenë ambiente të reja.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga punimet që po kryhen në këtë shkollë.

“Një tjetër shkollë po rilind në Tiranë, shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” e cila do të jetë gati në shtator për të pritur 850 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama.

Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” po rikonstruktohet nga e para, me cilësi dhe kushte më të mira për nxënësit. Shkolla e re do të jetë një nga shkollat më të mira në Shqipëri, ndërsa renditet si shkolla që ka prodhuar më shumë talente në basketboll.

Shkolla do të ketë edhe palestër, por fillimisht nxënësit do të kenë gati ndërtesën e madhe.

Nga 650 nxënës me dy turne, shkolla do të presë 850 nxënës me një turn.

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›