E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Shkolla e mesme sportive “Benardina Qerraxhia” hap së shpejti dyert me standarde europiane

TIRANË, 16 mars/ATSH/ Edhe një tjetër shkollë e re po përfundon në Durrës, shkolla e mesme sportive “Benardina Qerraxhia”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë e rindërtuar si një kompleks i mirëfilltë arsimor me të gjitha kushtet, me standarde europiane për mësimdhënie.

“Shkolla e mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës, e rindërtuar si një kompleks i mirëfilltë arsimor me të gjitha kushtet, me standarde europiane për mësimdhënie, së bashku me rezidencën për nxënësit, është gati të hapë dyert së shpejti”, u shpreh Rama.

Shkolla e mesme sportive “Benardina Qerraxhia” dhe konvikti i saj, do të ofrojnë kushte dhe standarde evropiane për 300 nxënës dhe stafin mësimdhënës.

Ndërtimi i shkollës së re dhe i konviktit po realizohet falë programit EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.

1 nga 24

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›