E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria e merr statusin pas zgjedhjeve të lira e të ndershme

Gazeta Shqip

Kreu i PS ka pritur ish-kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj, me të cilin ka ndarë projektin për perspektivën e të dyja vendeve

Kryetari i Partisë Socialiste,Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se Shqipëria do ta marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian pas zgjedhjeve të ardhshme, pasi PS nuk do ta lërë vendin në rrugën e rrënimit të mëtejshëm.

“Nuk është një lajm i mirë që Shqipëria nuk do ta marrë statusin. Shqipëria mund ta marrë statusin, kur të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm pak ditë më parë pamë se Shqipëria, në raportin e ‘Transparency International’, ra në nivelin e Etiopisë dhe Nigerisë për sa i takon korrupsionit”, – u shpreh Rama.

Kreu i PS-së, ndërkohë deklaroi se kishte biseduar me Haradinajn për atë që i pret në të ardhmen, teksa i ka komunikuar projektin e opozitës shqiptare për dy shtetet, i cili synon bashkimin e shqiptarëve nën qiellin e Bashkimit Europian, ndërsa shprehu edhe njëherë kënaqësinë për vendimin e Hagës lidhur me pafajësinë e ish-komandantit të UÇK-së.

Nga ana e tij, Haradinaj theksoi se gjatë takimit me kreun e PS kishin diskutuar për shumë tema të rëndësishme për shqiptarët, si edhe për zhvillimet e fundit në të dyja vendet.

“Folëm edhe për përmirësimin e jetesës së qytetarëve në Kosovë dhe në Shqipëri”, tha Haradinaj.
10 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Rama: Shqipëria e merr statusin pas zgjedhjeve të lira e të ndershme burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›