Rama: S’ka pazare me non gratën, drejtësia do bëjë punën e saj edhe me drutë e shtrembër në radhët tona

Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk ka dhe nuk ka për të pasur pazare me “non gratën dhe vulë humburit”, por se kthimi i në normalitet i Kuvendit pas “çmendinës dhe dhunimit” është thjeshtë “kthim në shina” të kundërshtarëve politikë.
Rama tha se PS dhe “dhunuesit e Kuvendit” arritën dakordësinë sipas Kushtetutës për krijimin e një mekanizmi ligjor për të diskutuar të gjitha reformat madhore që duhen për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Kuvendi do pushojë që qeni çmendina e dhunimit te fundit dhe do të kthehet fjala dhe diskutimi, duke krijuar hapësira për të komunikuar, por sidoqoftë shumica jonë duhet të vendos në komisionin e ligjeve një draft-rezolutë për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfidat për anëtarësimin në BE dhe reformat që duhen marrë pa humbur kohë. Bisedimet për anëtarësim nuk janë vetëm të qeverisë, por e të gjithë institucioneve. Kthimi i Kuvendit në normalitet dhe krijimin e një mekanizmi që mundëson ballafaqimin e hapur dhe të barabartë mes shumicës dhe pakicës duhet të shkojë në drejtimin e duhur për Shqipërinë. U fol për pazare dhe marrëveshje me non gratën dhe trembje të socialistëve nga SPAK, të gjitha janë broçkulla që tregojnë se sa të vështirë e kanë një pjesë e shoqërisë e yshtur nga ajo që ndjek në politikë e media të kuptojë ose të pranojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve mes politikës dhe drejtësisë. Është e thjeshtë se nëse ne nuk do donim nj drejtësi me duar të litra nga prangat qindvjeçare e pushteti ekzekutiv, i kishim bërë të tëra pazaret e nevojshme për të penguar ardhjen e kësaj kohë ku për herë të parë gjykohen individë të niveleve të larta të pushtetit politik”, tha Rama.
Lidhur me politikanët e arrestuar nga SPAK, Rama tha se drejtësia do të bëjë punën e saj duke larguar “çdo dru të shtrembër” nga radhët e socialistëve.
“U pa qartë se nuk kishte as një pazar dhe asnjë marrëveshje, përveç ri pranimit të marrëveshjes së shkruar në Kushtetutë nga ata që morën peng parlamentin duke humbur logjikën në kërkim të pamundurës. Halli i tyre nuk ishin komisionet hetimore, sot nuk kemi kohë të humbim kohë me hallet e tyre me drejtësinë dhe vulat e humbura të tyre. Ne duhet të lëmë drejtësinë të punë punën e saj me çdo dru të shembur në radhët tona”, tha Rama.
/rtsh.al/