E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Spitali i Matit me panele fotovoltavike për prodhimin e energjisë

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Çatia e spitalit të Matit është mbuluar me panele fotovoltaike, duke u bërë kështu autoprodhues i energjisë elektrike.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet social pamje nga çatia e këtij spitali, ku janë vendosur panelet diellore.

“Spitali Mat, tashmë me elementët e eficencës së energjisë dhe panelet fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike”, shkrua Rama.

Spitali i Matit ka pësuar një ndryshim rrënjësor, ku është kryer sistemi i termoizolimit dhe edhe hidroizolues i të gjithë ndërtesës, ndriçim LED dhe panelet fotovoltaike për prodhimin e energjisë.

Përveç spitaleve panelet fotovoltaike po vendosen edhe në shkolla në disa qytete të vendit.

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›