Rama: Spitali i Peqinit drejt modernizimit, Koçiu: Do jetë edhe qendër terapeutike për fëmijët me aftësi të veçanta

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka bërë të ditur se si Spitali i Peqinit po rilind si një strukturë moderne dhe funksionale në shërbim të komunitetit lokal.
Koçiu e cila ka bërë edhe inspektimet në spitalin që po ndërtohet, ka theksuar se me mbështetjen e qeverisë dhe në “bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po realizohet një investim i rëndësishëm që do të integrojë: spitalin Ditor, qendrën Shëndetësore, administratën e NjVKSH-së, qendrën Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç”.
“Ky është një investim që parashikohet të zgjasë në dy vite ku krahas infrastrukturës spitalore, administratës, qendrën shëndetësore por edhe një projekt të ri që ka të bëjë pikërisht me një qendër rehabilitimit dhe terapeutike për fëmijët me aftësi të veçanta, e cila do të jetë unikale në llojin e vet”, u shpreh Koçiu.
Ndërkaq, nga ana e tij, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky është një hap cilësor “drejt modernizimit të kujdesit shëndetësor dhe rritjes së aksesit për qytetarët e Peqinit dhe më gjerë”.
/rtsh.al/