E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: S’të them lamtumirë, mos vdeksh kurrë Fatos Nano!

Në fjalën e lamtumirës, Rama krahason komunikimin e tij me Nanon, si shoferi i turnit të parë me atë të turnit të dytë për të njëjtën makinë. Rama e mbyll fjalën e tij duke thënë se kur kujton çfarë ‘makine’ të shkatërruar mori nën drejtim si turn i parë, nu krahasohet me atë që Nano i ka dorëzuar Ramës. 

“Pas varrosjes së Parisë së Punës, Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës së socialistëve dhe bashkimin e tyre me botën demokratike. E kam kujtuar gëzimin e tij kur lajmëroi pranimin e PS në internacionales së socialistëve. Si disa e diplomës kjo sot, më tha duke qeshur. 

Në krye të qeverisë i desh të drejtonte popullin nga dalja e piramidave. Pas katrahurës rrafshuese të ‘97 duke u përballur me një opozitë privative, hakmarrëse deri në sulme të armatosura ndaj institucioneve dhe ndaj tij, personalisht dhe fizikisht. Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën. I dashur Fatos, do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si ai i shoferit të turnit të parë me turnin 2-të për të njëjtën makinë, Kur ndodhte të ndanim një dilemë strategjike, këshillat e tuja më ndihmonin të vendoja pikat mbi i. Kur mënoj çfarë 4 rrotaku sovjetik mori ti në dorëzim në turnin e parë e çfarë mora unë në të dytin, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, po thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano”, tha Rama. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›