E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Te kapim trenin e Europes

Edi Rama, kryeministri i zgjedhur, dhe Ettore Sequi, ambasadori i BE-së në Shqipëri, u takuan në selinë e Partisë Socialiste për të diskutuar detajet e vizitës së Ramës në Bruksel.

Pas takimit, kreu i PS-së dhe kryeministri i ardhshëm u shpreh: “Është një moment i rëndësishëm për vendin, nuk duhet lënë që treni i Europës të largohet prej nesh. Duhet të hyjmë në një fazë të re të procesit të integrimit europian.” Ndërsa Ettore Sequi deklaroi: “Takimi ishte i frytshëm. Vizita në Bruksel e kryeministrit të ardhshëm është një vizitë e rëndësishme. Kjo është prova që Shqipëria i jep rëndësi procesit të integrimit. Unë shpreha angazhimin e plotë të të gjtha institucioneve të BE-së në rrugëtimin progresiv të Shqipërisë. Kemi besim që do të ecet para në mënyrën e duhur. Jemi të vendosur që Shqipërinë ta ndihmojmë në këtë drejtim.” Më tej, Sequi shtoi: “Integrimi europian është prioritet kombëtar sepse i shërben interesave të popullit shqiptar. Ky popull meriton të përfitojë nga të mirat që rrjedhin nga integrimi.” / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›